Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kardinali Giovanni Battista Re: Papa Françesku do mbetet i skalitur në kujtesën tonë
👁6267
Kardinali Giovanni Battista Re hapi meshën funerale të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, vendi ku Ati i Shenjtë kishte udhëhequr dhjetëra mijëra besimtarë gjatë papatit të tij 12-vjeçar. Në emër të Kolegjit të Kardinalëve, ai falënderoi krerët e shteteve dhe delegacionet nga e gjithë bota për praninë e tyre në këtë ceremoni, që sipas tij dëshmon dashurinë dhe respektin e gjerë për figurën e Françeskut. Kardinali Re rikujtoi momentin e fundit publik të Papës, gjatë së dielës së Pashkëve, kur pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, ai zbriti në shesh dhe përshëndeti turmën nga papamobili i hapur....