Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka mohuar të ketë ambicie për të garuar në zgjedhjet lokale të 9 majit për kreun e Bashkisë së Shkodrës, duke theksuar se vëmendja e tij e plotë mbetet e përqendruar te detyra aktuale qeveritare. Në një intervistë për RTSH, Karakaçi u shpreh se e ushtron funksionin e tij çdo ditë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke nënvizuar se “unë nuk kam asnjë ambicie për t’u bërë kryetar bashkie i Shkodrës”. Ai shtoi se angazhimin e tij e sheh si “zotimin që unë kam marrë si individ për të bërë më të mirën që kam mundësi në detyrën time si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë”. Duke folur në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës, ministri...
Burimi:
javanews.al