Kapri: Rritët pagat e policëve për të shtypur protestat? Çuçi i kundërpërgjigjet me molotovët: Po efektivët në spital?

Kapri: Rritët pagat e policëve për të shtypur protestat? Çuçi i kundërpërgjigjet me molotovët: Po efektivët në spital?

Debati për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave studentore ka sjellë përplasje mes deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe kryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i PS-së, Bledi Çuçi. Gjatë mbledhjes së Komisionit, Kapri ngriti shqetësime për mënyrën se si Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve, duke pretenduar se është përdorur forcë joproporcionale. Ai vuri në pikëpyetje edhe rritjen e pagave dhe shpërblimet për efektivët, duke i lidhur ato me shtypjen e protestave. Duke paraqitur fotografi të personave që, sipas tij, janë dhunuar nga efektivët, deputeti kërkoi shpjegime për përdorimin e pajisjeve policore, gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe arrestimet e kryera gjatë tubimeve. “Rritja e pagave dhe shpërblimi pas protestës, e cila vijon duke u shtypur. Dua të...