Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kapni komandantin, të tjerët vritini”, përgjimet dhe pamjet zbulojnë urdhrat rusë për eliminimin e ukrainasve që po dorëzoheshin
👁12990
Një radio dhe një dron kanë arritur të regjistrojnë urdhra rusë për të vrarë trupat ukrainase që po dorëzoheshin. Sipas CNN, në radio dëgjohet të thuhet: Kapni komandantin dhe vritni të tjerët. Këto përgjime ishin pjesë e një serie transmetimesh radiofonike midis forcave ruse, të cilat zyrtarët ukrainas thonë se ofrojnë prova të mëtejshme se komandantët rusë po urdhërojnë ushtarët të ekzekutojnë trupat ukrainase që dorëzohen, në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Komunikimet radio të përgjuara nga Ukraina, të cilat u morën nga CNN nga një zyrtar i inteligjencës ukrainase, duket se korrespondojnë në kohë me pamjet e filmuara me dron...