Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës kapi në Vushtrri një kilogram marihuanë dhe arrestoi të dyshuarin. Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri. Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore. Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor. Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako...
Burimi: Joq-albania.com