Kapet në Mbretërinë e Bashkuar 39-vjeçari i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge

Kapet në Mbretërinë e Bashkuar 39-vjeçari i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge

Një operacion i përbashkët mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Akuzat”, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar e shtetasit Ervis Vrenozi, 39 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2020 me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Operacioni u realizua në sajë të shkëmbimit të informacionit në kohë...
Burimi: Syri.net