Kapet në flagrancë me kanabis, 48-vjeçari e fshihte drogën në tunelin pranë pallatit

Kapet në flagrancë me kanabis, 48-vjeçari e fshihte drogën në tunelin pranë pallatit

Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia e Tiranës. Në flagrancë është arrestuar një 48-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante kanabis në zonën e rrugës “Dalip Zavalani”. Në pranga u vu shtetasi A. Xh., banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e një vendi ku ai i kishte fshehur lëndët narkotike. Policia gjeti dhe sekuestroi sasi të tjera kanabisi të ndara në doza, të cilat ishin fshehur në një tunel afër një pallati në të njëjtën zonë. Lënda narkotike u sekuestrua...
Burimi: Syri.net