Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Tre persona janë arrestuar këtë të diel në Kukës. Shtetasit me iniciale D.D., G.SH., dhe V.E., janë kapur me 14 doza kanabisi të ndarë, me qëllim shitjen. Njoftimi i policisë: U kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 3 shtetas. Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas, të cilit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike. Sekuestrohen sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e ndarë në doza. Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim...