Kapen dy hajdutë, autorë të vjedhjeve në seri në Elbasan dhe Tiranë

Kapen dy hajdutë, autorë të vjedhjeve në seri në Elbasan dhe Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tre rasteve të vjedhjes të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan dhe tre të tjerave në Tiranë, si dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar. Në pranga u vunë shtetasit K. M., 39 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilët rezultojnë me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në tre subjekte në Elbasan, konkretisht më datë 22 nëntor 2026 në lagjen “28 Nëntori” në dyqanin e shtetasit D. B., më datë 20 nëntor 2026...