No Image Available

Shqipëria përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria përkujton këtë 29 nëntor 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Në Tiranë pritet të zhvillohet ceremonia përkujtimore te Varrezat e Dëshmorëve, ku përfaqësuesit më të lartë të shtetit do të vendosin kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në nderim të të rënëve për lirinë e vendit. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimin e tij për këtë ditë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të memorialit “Nëna Shqipëri”. Dita e Çlirimit vijon të shënohet mes ndasive politike. E majta e përkujton 29 Nëntorin si datën zyrtare të Çlirimit, ndërsa e djathta e lidh këtë përvjetor me 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Shqipëria u çlirua nga pushtimi nazist më 29 nëntor 1944, pas pesë vitesh pushtimi që nisën me agresionin...