I riu dëmtohet me plumb gome në sy: Sapo mbarova bisedën me mamanë në telefon…
Një tjetër i ri ka mbetur i dëmtuar në sy gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar më 28 Nëntor në Tiranë. Bëhet fjalë për Saimir Dinen, nga Vlora, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, të pakonfirmuara zyrtarisht, i riu mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale pas disa ditësh. Duke rrëfyer momentin e plagosjes, Dine thotë se ishte i vetëm dhe nuk po merrte pjesë në përplasjet me policinë. Ai tregon se u godit në momentin kur sapo kishte përfunduar një telefonatë me të ëmën, pranë zonës së Operës, përballë Hotel Tiranës. “Kam shumë dhimbje. Gjithë krahun e majtë e kam kështu, sikur po më godet me thikë. Isha vetëm, tek pull, sapo dola...
Burimi:
ntv.al