Kaosi në aeroportet britanike, anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror
Një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në qendrën e NATS në Prestwick, Skoci, shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme në trafikun ajror në Mbretërinë e Bashkuar, në incidentin e dytë serioz brenda dy javësh. Sipas të dhënave të kompanisë së analizave të aviacionit Cirium, të raportuara nga BBC, rreth 200 fluturime u anuluan të hënën. Prej tyre, 100 ishin fluturime që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 99 ishin nisje. EasyJet ishte linja ajrore më e prekur, me 47 nga 670 nisjet e planifikuara të anuluara. Ndërsa British Airways anuloi 11 nga 513 nisjet e planifikuara. Linjat ajrore dhe aeroportet kanë kritikuar Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS) pas incidentit të dytë serioz brenda dy javësh. NATS tha se problemi teknik në Skoci...
Burimi:
javanews.al