Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Shkak për këtë kërkesë në Sekretariatin e Etikës është bërë ajo që socialistët quajnë thirrje për akte dhune gjatë fjalës që kreu i PD mbajti në Kuvend. “Gjatë bllokimit të foltores së Kuvendit i është dhënë fjala deputetit Sali Berisha për procedurë. Gjatë fjalës së tij, duke mbajtur të bllokuar foltoren dhe jashtë parashikimeve të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, deputeti Sali Berisha përdori një fjalor joparlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen, shkelje këto të rënda të parashikuara në Nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit dhe të parashikuara në nenet 64 dhe 65 të Rregullores së Kuvendit. Në vijim të...
Burimi:
javanews.al