Kaos për mijëra pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Dohas, radhë të gjata edhe në Dubai

Kaos për mijëra pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Dohas, radhë të gjata edhe në Dubai

Fluturimet në dy nga aeroportet më të ngarkuara në botë, në Doha dhe Dubai, u ndërprenë të hënën, ndërsa mijëra udhëtarë prisnin në radhë për orë të tëra, duke u përballur me vonesa të gjata dhe anulime fluturimesh, pas mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore një ditë më parë. Katari, Bahreini dhe Kuvajti mbyllën hapësirën e tyre ajrore vonë mbrëmë pasi Irani goditi një bazë ushtarake amerikane në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke i detyruar linjat ajrore të anulonin ose devijonin qindra fluturime dhe duke i lënë pasagjerët e bllokuar për orë të tëra. Aeroportet në Dubai, në Emiratet e...
Burimi: Top-Channel.tv