Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kaos në Spanjë/ Mijëra pasagjerë të bllokuar në trena për orë të tëra, shkak vjedhja e kabllove në katër pika të ndryshme në linjën hekurudhore
Udhëtimet e mijëra pasagjerësh u anuluan ose u vonuan ndjeshëm nga nata e së dielës deri në mëngjesin e së hënës, për shkak të vjedhjes së kabllove në katër pika të ndryshme në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Seviljen. Ndërprerja shkaktoi kaos, veçanërisht për ata që ktheheshin në Andaluzi pas festimeve tre-ditore të Ditës së Nënës në Spanjë. Ministri i Transportit, Oscar Puente tha të hënën në mëngjes në radion Cadena Ser se përfitimi ekonomik i një veprimi të tillë është i papërfillshëm në krahasim me dëmin që shkakton. "Nuk do ta quaja thjesht vjedhje - është sabotim ", shtoi ai, duke vënë në dukje se...