Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kaos në aeroportin më të madh të Britanisë! Mbyllja e tuneleve shkakton trafik të rënduar, bllokohen qindra udhëtarë
Aeroporti i Heathrow ka lëshuar një paralajmërim urgjent për udhëtarët pasi tuneli qendror që të çon në Terminalet 2 dhe 3 është mbyllur. Paralajmërimi u bë këtë mëngjes në rrjetet sociale, ku udhëtarët janë lajmëruar të presin vonesa të mëdha për shkak të një “problemi teknik”. Personat që po përpiqen të hyjnë në aeroport kanë ndarë imazhe të tunelit në internet ku duket trafiku i rënduar. Qindra drejtues mjetesh mbetën të bllokuar duke mos mundur të arrijnë në Terminalet 2 dhe 3. Aeroporti i Heathrow, më i ngarkuari në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka konfirmuar ende se cili është problemi teknik. Udhëtarëve u është kërkuar të përdorin transportin publik drejt Terminalit 5, ku janë të disponueshme shërbimet e trenave për në të gjitha terminalet e...