Kanos me pistoletë pas sherrit në Kavajë, arrestohet i dyshuari. Arma e rikthen në vendin e ngjarjes
Një konflikt në fshatin Kryeluzaj, në Kavajë, ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një subjekt përgjatë aksit rrugor Rrogozhinë-Kavajë. Sipas të dhënave, Amarildo Haremi, banues në Lushnjë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë D. T., banues në Kryeluzaj. Pas ngjarjes, arma dyshohet se është fshehur pranë vendit ku ndodhi konflikti. Kjo bëri që i dyshuari të rikthehet në vendin e ngjarjes në përpjekjet policore që të lokalizojnë ku gjendej arma e krimit. Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua pistoleta e dyshuar si e përdorur në kanosje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet edhe një sasi municioni luftarak e...
Burimi:
javanews.al