Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
👁3837
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se SHBA-të do të “ndalojnë bombardimet” kundër grupit rebel Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, pasi Huthitë i thanë SHBA-së se “nuk duan të luftojnë më”. “Ne do ta respektojmë këtë dhe do t’i ndalojmë bombardimet”, tha Trump nga Zyra Ovale. Ai po i referohej fushatës ushtarake që SHBA-të kanë zhvilluar kundër rebelëve Huthi që nga mesi i marsit në përgjigje të sulmeve të grupit në korridoret e transportit detar në Detin e Kuq dhe Izrael. “Ata kanë kapitulluar, por më e rëndësishmja, ne do t’u besojmë fjalës së tyre… Ata thonë se...