Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kandidon me siglën e PD, ish-prokurori Ndoja: PD, partia e mendimit të lirë
👁9337
Arian Ndoji kandidon me siglën e PD-së në qarkun e Durrësit, në listën e hapur për deputet. Jo fort aktiv në politikë, Ndoji duket se ka gjetur hapësirën për të shprehur mendimet e tij pa pengesa në selinë e demokratëve. “Është hera e parë që unë marr pjesë në një fushatë elektorale. Ta ndjesh nga afër është tjetër emocion. Në fillim të fushatës kisha ndrojtjen që takimet do krijoheshin më me vështirësi. Njerëzit kanë shumë pyetje dhe janë shumë skeptikë. Kjo fazë ka kaluar dhe duan më shumë detaje për programin e PD-së,” tha ai në një intervistë televizive.