Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri: Biznesi i vogël dhe qytetarët meritojnë më shumë mbështetje

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri: Biznesi i vogël dhe qytetarët meritojnë më shumë mbështetje

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, vijon fushatën elektorale përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe biznesin e vogël. Ajo thekson rëndësinë e dialogut dhe prezantimit të qartë të alternativës politike që përfaqëson. “Duke u ndalur, duke biseduar, duke prezantuar pikat kryesore të programit tonë, bëhet më e qartë për qytetarët se çfarë përfaqëson kjo alternativë për katër vitet e ardhshme,” – u shpreh Pampuri. Gjatë takimeve, kandidatja nënvizoi se një nga prioritetet është rikthimi i shpresës për jetesë më të mirë në vendin tonë, veçanërisht për familjet dhe të rinjtë. “Më 11 Maj, votoni për...
Burimi: Sot.com.al