Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kandidati për deputet del nga SPAK: Bëra kallëzim për faljen e gjobave, Këshilli i Ministrave ka shpërdoruar detyrën
👁7272
Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Pas rreth një ore në SPAK ai tha se ka kallëzuar faljen e gjobave dhe se Këshilli i Ministrave ka shpërdoruar detyrën. “I jam drejtuar për një kallëzim penal për faljen e gjobave që e kanë bërë dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit është shpërdoru detyra nga Këshilli i Ministrave, mora vesh që Rama s’ka marrë pjesë në mbledhje. Unë jam pro faljes së gjobave se ua kanë nxi jetën por s’mund ta bësh një ditë para zgjedhjeve. Kemi të bëjmë...