Kandidati i Trump që rrezikon Teksasin: Publikohet videoja e Paxtonit me dy persona në kërkim nga drejtësia në Dubai
Një video nga Dubai, ku kandidati republikan për Senatin amerikan në Teksas, Kevin Paxton, shfaqet duke festuar Vitin e Ri mes fishekzjarrëve, ka shkaktuar polemika të shumta. Në pamje ai shihet së bashku me Tracy Duhon, me të cilën thuhet se ka një lidhje jashtëmartesore, si dhe me dy persona të tjerë, Anosh Ahmed dhe Sameer Suhail, të cilët janë akuzuar për mashtrim në Shtetet e Bashkuara dhe në atë kohë ndodheshin në arrati nga drejtësia amerikane. Skandali, i zbuluar nga gazeta The Wall Street Journal, vjen në një moment të vështirë për republikanët, ndërsa përgatiten për zgjedhjet e mesit të mandatit. Sipas analizës së publikuar, polemikat që rrethojnë kandidatët e mbështetur nga Donald Trump po rrezikojnë të dobësojnë pozitat e partisë në disa shtete...
Burimi:
javanews.al