Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kandidati i opozitës Alliu në mbrojtje të banorëve të Hotolishtit: Balluku e Rama duan tu japin kompensim nga shpronësimi për rrugën sa 4 kokrra vezë
Zëri i banorëve të Hotolishtit në Librazhd ndaj projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, bie në vesh të shurdhët të qeverisë Rama. Projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, parashikohet të kalojë në mes të fshatit. "Kjo është rrugë e florinjtë për ata që investojnë e ata që përfitojnë por është fatkeqësi për një komunitet të tërë” thotë Ilirjan Alliu, kandidati i PD-së në Librazhd i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ Syri Tv.Për projektin që banorëve u shkatërrohen shtëpitë, qeveria jo vetëm që nuk i ka dhënë një zgjidhje por dhe kompensimi është minimal me të cilën ata nuk mund të bëjnë asgjë dhe e vetmja rrugë është shpërngulja.“Qëllimi i qeverisë është si tjua nxijë jetën që të ikin sa më shumë nga Shqipëria. Janë kujdesur që banorët të...