Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”/ Celibashi: Respektoni ligjin!
👁5328
Ilirjan Celibashi TIRANË-Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje kandidatëve për deputet që të mos paraqiten në qendrat e votimit, pasi diçka e tillë është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.