Kandidatë për deputetë kërkojnë të futen në qendra votimi, regon Celibashi: E paligjshme

Kandidatë për deputetë kërkojnë të futen në qendra votimi, regon Celibashi: E paligjshme

Kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen nëpër qendra votimi, diçka që nuk lejohet të ndodhë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje që të mos ndodhë një gjë e tillë, pasi është qartësisht e ndaluar nga ligji. Mesazhi i Celibashit: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Burimi: Gijotina.com