KANDIÇ I KERKON EUROPES TE REAGOJE: SERBIA PO SHTREMBERON FAKTET PER LUFTEN NE KOSOVE

KANDIÇ I KERKON EUROPES TE REAGOJE: SERBIA PO SHTREMBERON FAKTET PER LUFTEN NE KOSOVE

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar praktikat në Serbi për heshtjen e vendimeve gjyqësore dhe fakteve të vërtetuara përmes proceseve gjyqësore, duke thënë se ato po zëvendësohen me një të ashtuquajtur “të vërtetë të popullit”. Në një reagim drejtuar ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, Kandiq ka thënë se, krahas paralajmërimit të tij se glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës është në kundërshtim me vlerat evropiane, ai duhej të kishte adresuar edhe praktikën e mohimit dhe shtrembërimit të fakteve për krimet e luftës. Sipas saj, shtrembërimet më të mëdha kanë të bëjnë me gjenocidin në Srebrenicë dhe viktimat e luftës në Kosovë. “Përballja e përgjegjshme me të kaluarën kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave”, ka theksuar Kandiq....