Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kancelari gjerman mesazh të qartë Rusisë për luftën në Ukrainë, Merz: Topi është në fushën e Moskës
👁9667
“Topi është në fushën e Moskës”, tha sot në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se BE mbështet propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës. Në dy konferenca për shtyp në Bruksel sot, pas takimeve me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe më pas me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, Friedrich Merz iu drejtua luftës në Ukrainë. “Jam mirënjohës që shumica e shteteve dhe qeverive në BE bien dakord që ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe luftën e saj kundër...