Kanadaja ndjek Francën dhe Britaninë, planifikon të njohë shtetin e Palestinës

Kanadaja ndjek Francën dhe Britaninë, planifikon të njohë shtetin e Palestinës

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në shtator, duke u bërë shteti i tretë nga G7 që shpall një vendim të tillë në ditët e fundit, pas Britanisë së Madhe dhe Francës. Në një deklaratë për mediat, Carney tha se njohja do të kushtëzohet me reforma demokratike nga Autoriteti Palestinez, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm dhe përjashtimin e Hamasit nga procesi zgjedhor. “Po shohim një përkeqësim të thellë të situatës humanitare në Gaza dhe një zgjerim të paligjshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Perspektiva...