Kanadaja feston Nobelin e Anne Carson: “Moment krenarie”
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, e ka cilësuar si një “moment krenarie” për vendin fitoren e poetes kanadeze Anne Carson të Çmimit Nobel për Letërsi. Carney ka vlerësuar veprën e shkrimtares 76-vjeçare për zgjuarsinë, imagjinatën dhe stilin e saj të veçantë, duke theksuar se ajo ka sjellë rrëfimet e lashta te lexuesit e rinj dhe ka ndryshuar mënyrën se si e kuptojmë letërsinë. Edhe shkrimtarja e njohur kanadeze Margaret Atwood ka përshëndetur vlerësimin për Carsonin, duke thënë se vepra e saj është vlerësuar prej kohësh nga poetë në shumë vende të botës. Për lexuesit që duan të njihen me krijimtarinë e saj, Atwood ka rekomanduar librat “The Beauty of the Husband” dhe “Men in the Off Hours”, duke i përshkruar si vepra që ndërthurin humorin,...
Burimi:
kultplus.com