kanabisi i paketuar si ‘Candy Surprise’, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, e shiste pranë shkollave (VIDEO)
pamje nga arrestimi-droga e sekuestruar SHKODËR- Një tjetër rast i dyshuar i tentativës për shitje të kanabisit është goditur nga policia, këtë herë në Shkodër. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 28-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë teksa drejtonte automjetin e tij. Sipas njoftimit të Policisë, një tjetër sasi lëndë narkotike iu gjet edhe gjatë kontrolleve në banesën e tij. Sipas hetimeve, dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Reaction”.Goditet një rast i tentativës për shitje të kanabisit në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që posedonte lëndë narkotike gati për shitje.Sekuestrohen rreth 1.5 kilogramë...
Burimi:
zeri.ai