Mancini: Belgjika ishte superiore, na vjen keq, por kjo natë do të na shërbejë
16 Nëntor 2026 7:17 Alfred Lleshi “Belgët ishin më të mirë dhe më të zotë se ne. Paguam një çmim të lartë në aspektin fizik, pavarësisht fillimit të mirë, – deklaroi trajneri i Italisë, Roberto Mancini, pas humbjes që i kushtoi eliminimin skuadrës së tij. – E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse Belgjika është ekip i fortë, por besonim se mund të kualifikoheshim. Pas golit të avantazhit pësuam dy gola brenda pak minutash dhe aty nisën vështirësitë. Kundërshtari e meritoi fitoren. Na vjen keq, sepse kishim mundësinë të vazhdonim më tej, por kjo humbje nuk e fshin atë që kemi bërë mirë. Vuajtëm shumë në mesfushë dhe në krahë. Gjithashtu, fizikisht ndjemë pasojat e ndeshjes me Francën. Në një rrugëtim...
Burimi:
telesport.al