KAMXHIKU, BURGU DHE PRANGAT/ BOÇI AKUZON RAMEN PER PERDORIMIN E SHTETIT KUNDER PROTESTUESVE

KAMXHIKU, BURGU DHE PRANGAT/ BOÇI AKUZON RAMEN PER PERDORIMIN E SHTETIT KUNDER PROTESTUESVE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit ka përqendruar në duart e tij kontrollin mbi institucionet dhe po përdor mekanizmat shtetërorë për të ndëshkuar kundërshtarët politikë dhe qytetarët që protestojnë. Në një koment për zhvillimet politike në vend, Boçi deklaroi se shteti dhe institucionet nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur, por veprojnë sipas urdhrave dhe vullnetit të kryeministrit. Ai përmendi Kuvendin, policinë, gjykatat dhe SPAK-un, duke pretenduar se vendimmarrja politike është shtrirë në çdo hallkë të shtetit. Demokrati akuzoi gjithashtu Ramën se po përdor masat ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës dhe protestuesve si instrument presioni dhe frikësimi ndaj shoqërisë. Duke komentuar protestat e studentëve dhe qytetarëve, Boçi u shpreh se kërkesa...