Kampionati drejt fundit, Tirana zgjohet e buzëqeshur, Dinamo siguron “Final Four”

Kampionati drejt fundit, Tirana zgjohet e buzëqeshur, Dinamo siguron “Final Four”

Java e 33-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me ndeshjen derbi Tirana – Partizani. Në “Arenën Kombëtare” triumfuan bardheblutë me rezultatin e thellë 3-0. Po sot u luajt edhe ndeshja tjetër Egnatia – AF Elbasani. Në “Egnatia Arena” fitoi AF Elbasani me rezultatin 1-2. Dinamo City siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”. Barazimi 1-1 me Teutën ishte vendimtar dhe blutë janë skuadra e dytë, pas Egnatias, që do të garojnë në fazën finale për titullin kampion të “Abissnet Superiore”. Bylis mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë, me rezultatin minimal 1-0. Këtë javë triumfoi edhe Skënderbeu ndaj Laçit...
Burimi: Sot.com.al