Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane
👁4128
Kampi i emigrantëve në Gjadër i shkakton sërish telashe me drejtësinë qeverisë italiane. Këtë herë, sipas mediave vendase, vihet në dyshim përputhshmëria me të drejtën europiane e gjithë marrëveshjes Shqipëri – Itali. Gjykata e Lartë në Romë kërkoi opinionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për rastet e dërgimit të dy emigrantëve, duke ngritur pikëpyetje për qëllimet për të cilat po shfrytëzohet aktualisht kjo qendër. Në rastin e parë, kërkohet opinion për përputhshmërinë e dërgimit nga Italia në kampin e Shqipërisë të azilkërkuesve të refuzuar me qëllim riatdhesimin. Ndërsa në rastin e dytë, opinioni kërkohet për dërgimin në Gjadër të azilkërkuesve...