Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kamala Harris nuk heq dorë, përballë Trump edhe në 2028-ën?
Ish-zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka bërë të ditur se nuk do të garojë për postin e guvernatores së Kalifornisë në zgjedhjet e vitit 2026, duke lënë të hapur mundësinë e një kandidimi për president në vitin 2028. Në një deklaratë zyrtare, Harris tha se ka reflektuar gjatë për mënyrën më të mirë për të kontribuar në jetën publike dhe se, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ka vendosur të mos hyjë në garën për guvernatore, ndonëse shprehu dashurinë e saj për Kaliforninë. Ky vendim ka rindezur spekulimet për të ardhmen e saj politike, veçanërisht pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit...