“Kam rënë, jam i lagur”/ Mesazhi i fundit i 75-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në kanal
Një 75-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Eqerem Ahmetaj, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zenos, pranë Breshias në Itali. I moshuari rezultonte i zhdukur prej një jave, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij përfunduan tragjikisht mesditën e së shtunës, më 28 nëntor. Sipas mediave italiane, Ahmetaj jetonte prej rreth 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm. Ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij kujdeseshin për të dhe mbanin kontakte të vazhdueshme. 75-vjeçari ishte larguar nga banesa më 21 nëntor dhe nuk ishte kthyer më. Kontakti i fundit me familjarët ishte regjistruar po atë ditë, në orën 19:21, kur ai kishte dërguar një mesazh shqetësues: “Kam rënë, jam i lagur”. Pas këtij mesazhi, familjarët nuk arritën të komunikonin më me...
Burimi:
ntv.al