No Image Available

Bilanci i dhunës në protestën e 28 Nëntorit, 61 të lënduar, 5 vijojnë të jenë në spital

Ka shkuar në 61 numri i personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Shifra është bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e përditësuar për pasojat e tubimit që u shoqërua me episode të përsëritura dhune. Sipas të dhënave zyrtare, mes 61 të lënduarve janë 25 efektivë policie, 22 protestues, 6 gazetarë, 6 kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet. Pesë prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës: një efektiv policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar. Të tjerët kanë lënë spitalet pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe këshillave përkatëse nga mjekët. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion edhe për protestuesin që pësoi dëmtim në sy, duke sqaruar se ai ka pësuar kontuzion të globit...