Rrëfimi prekës i nënës që humbi të birin 26-vjeçar në krye të detyrës në ’97

Rrëfimi prekës i nënës që humbi të birin 26-vjeçar në krye të detyrës në ’97

29 Nëntori e gjeti Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës ende në rikonstruksion, por kjo nuk i pengoi familjarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të zhvillonin homazhe simbolike në nderim të të rënëve për atdheun. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të efektivëve të rënë në krye të detyrës, si dhe drejtues të Prefekturës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë. Mes tyre ishte edhe 80-vjeçarja Dila Lasku, e cila kishte ardhur nga Maminasi për të kujtuar të birin, Arben Laskun. Ai humbi jetën në moshën 26-vjeçare, në krye të detyrës, gjatë trazirave të vitit 1997. Me dhimbje, nëna kujton momentin kur i biri u vra në Laç të Vaut të Dejës, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë, ndërsa...