U shoqërua me forcë në polici, protestuesi: Këtij shteti flamuri kuqezi iu duket si armë
U shoqërua me forcë në polici, protestuesi: Këtij shteti flamuri kuqezi iu duket si armë! Shaban Brika, i njohur ndryshe si “Shabani i Flamurit”, pasi në çdo protestë shfaqet me flamurin kuqezi në duar, ka rrëfyer për News24 momentet e shoqërimit të tij nga policia gjatë protestës së fundit kombëtare të mbajtur ditën e djeshme. Në një prononcim për News24, Brika pretendon se është marrë me forcë nga efektivët pranë Kryeministrisë, pasi po valëviste flamurin shqiptar. Ai thotë se është shoqëruar rreth orës 19:30, së bashku me Arben Kolën, ndërsa gjatë ndërhyrjes është goditur nga disa efektivë. “Po valëvisja flamurin, dhanë urdhër të më arrestonin mua dhe Arben Kolën. Jam shoqëruar në orën 19:30 të darkës. Nga Kryeministria më morën me dhunë, gjashtë policë dhe...
Burimi:
sot.com.al