EMRI/ I zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë në kanal 75-vjeçari shqiptar në Itali! Mesazhi i fundit për familjarët
Një 75-vjeçar shqiptar, Eqerem Ahmetaj, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zeno, në periferi të qytetit të Brescias në Itali. Sipas mediave italiane, trupi i tij u zbulua mesditën e së shtunës, më 28 nëntor. Ahmetaj, i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali, ishte larguar nga banesa më 21 nëntor. Ai jetonte vetëm, por mbahej në kujdes nga familjarët, ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij. Kontakti i fundit me të afërmit kishte qenë të shtunën e kaluar, në orën 19:21, kur ai iu kishte dërguar një mesazh duke thënë: “Kam rënë, jam i lagur”. Pas këtij komunikimi, ai nuk ishte përgjigjur më në telefon. Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën ku sinjali GPS i pajisjes së tij...
Burimi:
syri.net