“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar albumin e saj të ri me 10 këngë, të titulluar “Ky vend do të shpëtojë”. Përmes këtij projekti, ajo shpreh dashurinë për vendlindjen, Vlorën, dhe shqetësimin për të ardhmen e vendit. E ftuar sonte në ”Live me Luizin”, Gaçe u shpreh se albumi është një formë tjetër revolte, ndërsa theksoi se mbështet të drejtën e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri. “Kjo është një formë tjetër revolte, kam zgjedhur që përmes vargjeve të shpreh atë që ndiej për këtë vend. Nuk mund të themi se ky vend nuk do të bëhet, ky vend do të bëhet. Para shumë kohësh në Facebook kam shkruar disa vargje dhe e kam titulluar “Letër Vlorës...