Nuk tolerojnë asnjë shkelje! BBVK 5 u heq banorëve edhe 15 mijë euro nga çmimi i madh

Nuk tolerojnë asnjë shkelje! BBVK 5 u heq banorëve edhe 15 mijë euro nga çmimi i madh

Përdorimi i parregullt i mikrofonave brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë penalizime të reja financiare për konkurrentët. Zëri i gongut ka tingëlluar sërish në ambientet e shtëpisë për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave kryesore të formatit. Sipas rregullores, në disa raste të caktuara banorët i kanë hequr mikrofonat personalë, ndërsa në raste të tjera edhe i kanë hedhur ato. Këto veprime kanë bërë që nga fondi i çmimit të madh të hiqen edhe 15 mijë euro të tjera. Ky edicion i reality show-t nisi zyrtarisht me një çmim të madh prej 200 mijë eurosh. Pas penalizimeve të mëparshme, shuma fillestare ra në 190 mijë euro, ndërsa me zbritjen e fundit prej 15 mijë eurosh, fituesi i ardhshëm do të...