“Kam debatuar disa herë me Ramën”, Ndreu flet për raportet me kryeministrin

“Kam debatuar disa herë me Ramën”, Ndreu flet për raportet me kryeministrin

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24. Ndreu pranoi se puna me Ramën është sfiduese, por edhe motivuese për ata që synojnë të ecin përpara. “Me Edi Ramën nuk është e lehtë të punosh. Kërkesat janë shumë të larta, të kapësh ritmin është shumë e vështirë,” – tha ai, duke shtuar se përkushtimi i tij ndaj detyrës ka sjellë ndryshime të dukshme në Lezhë. Duke folur për marrëdhënien me kolegët e tjerë socialistë, ai vlerësoi bashkëpunimin dhe tha se bashkitë e drejtuara nga PS kanë ulur ndjeshëm borxhin. “Në të gjitha bashkitë është ulur borxhi në 60%. Kemi marrë bashkinë dhe kemi ecur përpara,” – u...