Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kallëzuan kandidaten Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor, SPAK rrëzon PD-në
👁3574
Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. Kjo në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik. Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK....