Kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha thirret për tu marrë në pyetje! Noka thirrje struktuarave për t’u mbledhur të martën para SPAK

Kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha thirret për tu marrë në pyetje! Noka thirrje struktuarave për t’u mbledhur të martën para SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të oragnizuar (SPAK) ka thirrur ditën e martë kreun e PD Sali Berisha për ta marrë në pyetje për kallëzimin që i ka bërë Irena Gjokës. Berisha është thirrur për tu marrë në pyetje me vendim të prokurorit Elvin Gokaj. Kujtojmë që SPAK ka filluar hetimin ndaj Irena Gjokës prej vitit të shkuar, kohë kur ka bërë kallëzimin dhe Berisha. Ndërkohë, Vizion Plus mëson se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ju ka bërë thirrje strukturave të aprtisë që nëser (e martë) të jetë para SPAK në orën 10:00.
Burimi: Vizionplus.tv