Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, është shprehur se Bashkimi Europian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Komentet Kallas i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kosova, ku edhe u takua me liderët kryesorë të partive politike. Kallas ka thënë gjithashtu se heqja e plotë e sanksioneve nga BE, varet nga shtensionimi i situatës në Veri të Kosovës dhe nga respektimi i marrëveshjes së Ohrit. Ajo tha gjithashtu se personalisht ka punuar për heqjen e sanksioneve, por shtoi se shumë shtete të BE-së, thonë se Kosova duhet të bëjë përparime...
Burimi: Syri.net