Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kalimtari futet në rrugë pranë “Myslym Shyrrit”, çiklisti përplaset dhe rrëzohet
👁7327
Një tjetër incident është regjistruar në etapën e dytë të “Giro d’Italia” që po zhvillohet në Tiranë. Pranë ‘Myslym Shyrrit’ një çiklist u përplas me kalimtarin në rrugë. Ky i fundit kaloi rrethimin për të kaluar në krahun tjetër të rrugës. Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, duke ndaluar kalimtarin që theu rregullat. Sakaq, një tjetër çiklist, australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës ‘Team Jayco–AlUla’ u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Asnjë dëmtim për çiklistin që humbi kohë në garën e kronometrit, paçka se vijoi garën me biçikletë të re.