‘Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi’
Poezi nga Migjeni Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimikur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshiltaqë t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tan jetën e vet derisa të vdesin. e mbi ta n’ajri, si në qesendi,therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrtashkëlqejnë, e mjerimi mirfilli ndien tradhti.mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin –janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezësmbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëmme bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. mjerimi s’ka fat. por...
Burimi:
kultplus.com