“Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/Berisha: Vetë kryeministri është një padrino që…

“Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/Berisha: Vetë kryeministri është një padrino që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh dhe trafik droge.Teksa prezantoi programin e PD për Sigurinë dhe Rendin, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si “padrino” dhe si kryebashkëpunëtor i organizatave kriminale. “Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave.Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë...