Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë”, opozita kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak
👁9286
Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Shkresa iu është dërguar kryetares së Këshillit Bashkiak, Romina Kuko nga kreu i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti. PD argumenton se Erion Veliaj mungon në detyrë prej 3 muajsh dhe kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 12 Maj, një ditë pas zgjedhjeve, për shkarkimin e tij sipas legjislacionit në fuqi. Në ligj thuhet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur (pika c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3...